1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendim për djalin e Agron Kuçit, i dyshuar për manipulim me vota

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi.

Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Sinjali nga burimet ka mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img