Site icon PrishtinaPress

Gjykata merr një vendim të ri për drejtorin e arrestuar të komunës së Fushë Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Maliq Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit Maliq Berisha  i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për të pandehurin.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë Maliq Berisha dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të rreth 10 mijë euro, duke shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor gjatë realizimit të një projekti në këtë komunë./Indeksonline/

Exit mobile version