6.5 C
Pristina
Thursday, January 2, 2025

Buy now

spot_img

Gjykata Kushtetuese për Gresa Caka-Nimanin: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës

“Dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë”.

Kështu shkroi Gjykata Kushtetuese në vlerësimin e tyre për ish-kryetaren, Gresa Caka-Nimani e cila dorëzoi detyrën e saj si kryetare pas tri vitesh.

Postim i plotë.

Pas skadimit të mandatit nëntë (9) vjeçar, më 30 dhjetor 2024, Kryetarja znj. Gresa Caka-Nimani, ka përfunduar shërbimin e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kryetarja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. Më 17 maj 2021, është zgjedhur, ndërsa më 5 qershor 2024, është rizgjedhur, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjatë mandatit të saj, Kryetarja Caka-Nimani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.

Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe i urojnë suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img