7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Kushtetuese mbyll seancën për Metën, vendimi pritet brenda 30 ditësh

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për shkarkimin ose jo të Presidentit të vendit, Ilir Meta do të jepet brenda 30 ditësh.

Pas një procesi prej rreth 3 orësh me një ndërprerje të shkurtër, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë një vendim rreth kushtetutshmërisë ose jo të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta.

Në përfundim të seancës gjyqësore si përfaqësuesit e Kuvendit ashtu dhe përfaqësuesit e Presidentit dhanë konkluzionet e tyre përfundimtare.

Gjykata Kushtetuese deklaroi se vendimi zyrtar do të zbardhet i arsyetuar brenda një muaji.

Gjatë seances së sotme, përfaqësuesit e Kuvendit kanë këmbëngulur që Gjykata Kushtetuese të mbështesë vendimin për shkarkimin e Presidentit Meta.

Ata kanë argumentuar se Meta ka shkelur rolin e tij si President duke sulmuar institucionet dhe ndërhyrë në çështjet gjyqësore.

Sipas përfaqësuesve të Kuvendit, Meta ka shkelur rënd detyrimin e presidentit për të ruajtur unitetin kombëtar dhe ka bërë thirrje për dhunë në zgjedhjet e fundit parlamentare duke mbajtur edhe anësi politike.

Ndërkohe, Përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj është shprehur se Kuvendi ka shkelur ligjin në vendimin për shkarkimin e Metës.

Ai ka shtuar se Presidenti ka vepruar gjithmonë në përputhje me interesin publik.

Dervishaj pretendon gjithashtu se Kuvendi ka paraqitur prova të manipuluara në gjykatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img