Gjykata Kushtetuese shumë shpejt do të dal me vendim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e pagave në qeveri.
Burime të Indeksonline mësojnë se Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur shkelje kushtetuese në vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe se do ta hedhë poshtë ankesë e VV-së.
Ankesa e 28 deputetëve të Vetëvendosjes dhe tre të LDK-së ishte bërë në muajin janar me arsyetimin se kryeministri Haradinaj ka marrë veprim të kundërligjshëm për rritjen e pagave.
Pas dorëzimit të ankesës, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të pezullohet vendimi deri në një vendim të ri nga Gjykata Kushtetuese.