1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Kushtetuese e shqetësuar me diskursin kërcënues nga Presidenti dhe Kryeministri

Gjykata Kushtetuese përmes një reagimi publik ka thënë se po ndjek me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike.

Në reagim thuhet se Thaçi dhe Kurti, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Më tej në reagim thuhet se, Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individual, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje. Gjykata Kushtetuese rikujton se vepron si tërësi, në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që qeverisin vendimmarrjen e saj”, thuhet në njoftim.

Më tej, Gjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Në fund, Gjykata Kushtetuese fton të gjitha palët në procedurë që të përmbahen nga komentet dhe veprimet që synojnë të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, në këtë apo cilëndo çështje tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img