Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale, ka rilejuar ndërtimin e projektit më të madh kapital në komunën e Prishtinës, rrugës “Xhim Xhema” apo siç njihet “Rruga A”.
Kjo është mirëpritur nga pushteti lokal i kryeqytetit.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, tha në Info Magazine se ky është urimi më i mirë pë qytetarët.
Xhaferi theksoi se është shumë i lumtur për këtë vendim.
“Është ndoshta rruga më rëndësishme që nga paslufta në Prishtinë. Ajo se çka kemi thënë ka dalur tani. Asnjëherë Gjykata Komerciale, nuk i ka ndaluar punimet tek një projekt i cili ka ecë. Nëse do të ndodhte kjo, do të krijonte precedentë tek kontratat e tjera. Ne i kemi 250 kontrata aktive në terren”, tha Xhaferi