Site icon PrishtinaPress

Gjykata i liron nga akuza për dhunim Krivaqën e Sejdiun: Nuk është vërtetuar se është kryer vepra penale

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjtshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun e ka dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes.

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”, raporton Express.

“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Exit mobile version