Site icon PrishtinaPress

Gjykata i kërkoi të merr pjesë në seancë, Adelina Ismaili lajmërohet nga Zvicra

As në seancën e sotme të gjykimit kundër Enver Sekiraqës, Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj nuk kanë marrë pjesë. 

Si arsye për mos shkuarjen në këtë seancë, është dhënë se motrat Ismaili gjenden jashtë vendit.

Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai që ka publikuar një fotografi, duke thënë se janë në Zvicër, pasi paraprakisht për Insajderin e kishte konfirmuar se nuk ndodheshin në Kosovë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Exit mobile version