-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata i dënon katër persona me burgim për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë.

Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u dënuan me katër vjet burgim, Marko Roshiq me dhjetë burgim, ndërsa Sillvana Arsoviq u lirua nga akuzat, raporton rel. 

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Të akuzuar janë Nedelko Spasojeviq, ish-polic; Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut; Sillvana Arsoviq, sekretare e Ivanoviqit; Dragisha Markoviq, ish-polic, dhe Zharko Jovanoviq, ish-polic.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe gjithashtu janë mbrojtur në liri.

Javën e kaluar, Rade Basara, i cili po ashtu ka qenë polic në kohën kur është vrarë Ivanoviq, është liruar nga akuzat se ka qenë pjesë e grupit kriminal, që e ka ndihmuar dhe organizuar vrasjen.

Prokuroria Speciale ka thënë se ndjekja penale e Basarës është ndërprerë, për shkak të mungesës së provave.

Seancat në rastin e vrasjes së Ivanoviqit shpesh janë shtyrë, për shkak se dëshmitarët nuk janë paraqitur, ndërsa disa dëshmitarë – nën mbrojtjen e anonimitetit – kanë refuzuar të japin deklarata, duke thënë se nuk ndihen të sigurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img