Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.
Beqiraj do të jetë në masë paraburgimi deri më 30 tetor, teksa llogaritja e kohëzgjatjes ka filluar qysh dje, pas arrestimit të të dyshuarit.
Ndërkohë, avokati i Beqirajt ka deklaruar në mbrojtje se klienti i tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit në kohën kur ka sulmuar seksualisht Nikçin.