Arianit Koci, avokati i Ramush Haradinajt ka bërë të ditur se më 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese të Haradinajt në Serbi.
Koci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes.
Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017. Asgjë nuk e ndal!”, ka shkruar Koci.
Ndërkaq Serbia sot ka dorëzuar dosjen e Ramush Haradinajt në Gjykatën e Colmarit, gjatë seancës e cila sapo ka përfunduar.