4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata e Tiranës shpall fajtore nëntë gra të riatdhesuara nga Siria

Nëntë gra të riatdhesuara nga Siria, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj janë dënuar me shtatë vjet heqje lirie nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri.

Vendimi final për secilën prej tyre ishte që të vendosen në shërbim prove për pesë vjet.

Prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit të tyre dhe vendosjen në shërbim prove për pesë vjet.

Gjithashtu, të nëntë të dënuarat detyrohen të mos shoqërohen me persona të hetuar apo dënuar për vepra penale për të cilat ato akuzohen, si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

Nëntë gratë që u shpallën fajtore ishin larguar në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, shtet në të cilin më herët kishin shkuar bashkëshortët e tyre dhe ishin rreshtuar përkrah grupeve terroriste të Al-Nusrës dhe më pas Shtetit Islamik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img