3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata e tenderëve 5 kompani i fut në listë të zezë, mashtruan me dokumente të falsifikuara

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka futë në listë të zezë 5 kompani, të cilat kanë mashtruar autoritetet kontraktuese me dokumente të falsifikuara dhe dëshmi të rrejshme.

Në listën e zezë për mashtrim ka hy edhe kompania farmaceutike “Matkos Pharm”,  e cila sipas njoftimit e ka mashtruar autoritetin kontraktues, Komunën  e Prishtinës duke i prezantuar dokumente të falsifikuara me Certifikatën EN ISO 13485-2012. Sipas arsyetimit të OSHP-së, bëhet fjalë për tenderin e shpallur nga Komuna e Prishtinës për “Furnizim me pajisje mjekësore” dhe se gjatë këtij procesi kompania në fjalë ka prezantuar dokumentin e falsifikuar. Kjo kompani sipas njoftimit të OSHP-së e ka të ndaluar pjesëmarrjen në tenderë publik deri në maj të vitit 2024.

Po ashtu edhe një kompani “Jakup Neziri B.I-NT Abetarja”me seli në Gjilan, në tenderin për “Furnizim me materiale zyrtare”  e shpallur nga Ndërmarrja “Ibër Lepenci” kësaj të fundit i ka mashtruar me dokumentin e falsifikuar të Administratës Tatimore të Kosovës , ku kjo e fundit e ka njoftuar ndërmarrjen se kompania në fjalë e ka falsifikuar dokumentin. Ky operator ekonomik e ka të ndaluar veprimtarin deri në maj të vitit të ardhshëm.

Këto janë kompanitë që OSHP-ja i ka fut në listë të zezë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img