3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata e dënoi me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë – reagon Basri Lenjani

Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

E lidhur me këtë ka reaguar sot ish drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, duke thënë se inatet politike nuk do të ndikojnë që ai të dorëzohet.

Ai përmes një postimi në Facebook tregon punën e tij përgjatë dekadave.

Shkrimi i plotë: 

Realiteti i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet…

Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karakterin tim… vish një herë këpucët e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime.

Jetoje me shpirtin tim, me dyshimet mia, me friken time dhe me dhimbjet për ju ata që më gjykuat pastërtinë dhe dinjitetin tim do të mbeteni të turpëruar.

Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem.

Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare.

Unë duhet të gjykohem për këto arsye:

Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?

Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?

Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?

Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?

Për avancimin e SHME dhe shumë projekteve?

Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?

“Jetojmë në një kohë të përjetimeve të dhimbshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img