3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata amniston kirurgun Mahmuti, gabimi i tij shkaktoi vdekje (VIDEO)

Një grua vdiq nga shoku septik. 56 vjecarja, u trajtua në spitalin e Gjilanit për tu transferuar më vonë në QKUK. Që nga viti 2015, Edoni, i biri i të ndjerës Nevrije Dermaku, lufton që të vë para drejtësisë kirurgun që ai pretendon se është fajtor per humbjen e së ëmës.

Sipas dëshmive të lëshuara nga QKUK, pas vdekjes së të ndjerës dhe pas disa ekspertizave ligjore, u vërtetua se shoku sepktik u shkaktua nga prerja e zorrës në dy vende gjatë ndërhyrjes së parë kirurgjikale në krye me kirurgun Sejdullah Mahmuti.

Në këto vrima rodhën fekale dhe organizmi i të ndjerës u helmua tërësisht.

Mahmuti u padit nga familja Dermaku në vitin 2015 për tu liruar 7 vite prapa nga Gjykata Themelore në Ferizaj nën arsyetimin se “gabimet mjekësore ndodhin në të gjithë botën”.

Pas rrëfimit të Edon Dermakut dhe dokumenteve e dëshmivë të paraqitura nga familja, Kiksi kontaktoi doktorin.

Ndonësë doktori nuk e vlerësoi që t’i përgjigjet telefonatës së Kiksit, ne u drejtuam në institucion ku ai punon.

Dera vazhdonte të qëndronte e mbyllur.

Pas trokitjes, afrohet infermierja kryesore e cila mungesën e doktorit e arsyetonte duke thënë se Mahmuti ishte mbrëmë kujdestar.

Burime të Kiksit tregojnë se Mahmuti kishte kryer kujdestarinë e tij para dy netësh.

Rastësi apo jo, Sejdullah Mahmuti, kishte vendosur ta shfrytëzonte ditën e lirë në ditën kur Kiksi e kishte pyetur drejtorin mjekësor në spitalin e Gjilant, nëse kirurgu ndodhej atë ditë në punë.

Lidhur me rastin e Nevrije Dërmakut, Gjykata Themelore në Ferizaj në një përgjigje për Kiksin, kanë thënë se i pandehuri është liruar nga akuza dhe se lënda ka kaluar në procedura të Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit të Kosovës ktheu po të njëjtën përgjigje.

Përderisa rasti i Nevrije Dermakut vazhdon të endet nëpër Gjykata edhe 8 viteve pas vdekjes së saj, familja më një mori dokumentesh e dëshmish, e vazhdon premtimin e dhënë se fajtorin për humbjen e parakohshme të nënës, do ta vënë para drejtësisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img