Site icon PrishtinaPress

Gjuriqi sulmon Kurtin, nuk i pëlqen as reciprociteti

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjruiq, reagon ndaj çfarëdo deklarate të kreut të VV’së, Albin Kurtit, i cili pritet që të udhëheq edhe qeverinë e re të Kosovës.

Gjuriq ka reaguar kur Kurti ka thënë se nuk do ta marrë në koalicion “Listën Serbe”, ndërkohë ka reaguar edhe për deklaratën për reciprocitet dhe kundërshtimin që ia ka bërë idesë së trojkës Rama-Vuçiq-Zaev.

Politikani serb ka thënë se me deklaratat e tij Kurti qartazi është pozicionuar në të kaluarën.,

“ Reciprociteti është një opsion tjetër rrugën drejt të kaluarës dhe konflikteve, dhe është një vazhdim i taksës dhe politikave bllokuese që mbyllin rrugët e bashkëpunimit të të gjithë nacionaliteteve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, shkruan rts.

Sipas Gjuriqit, Aleksander Vuçiq, po bënë përpjekje që me iniciativat e tij të ngallë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.

Exit mobile version