Site icon PrishtinaPress

Gjuriqi e krahason Sveçlën me “huliganët ballkanikë të futbollit”, publikon fotografinë duke rrokullisur veturat e EULEX-it

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, reagoi nëpërmjet një postimi në “X” për shembjen e një billbordi në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbë – në veri të Kosovës, ndërsa e krahasoi në mënyrë banale me “huliganët ballkanikë të futbollit” ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, duke përmedur disa grupe të tifozëve shqiptarë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të enjten se kanë hequr një billbord të madh në Zveçan, ku ishin shfaqur fotografi të personaliteteve të ndryshme serbe dhe ruse, përfshirë presidentin e Serbisë dhe Rusisë – Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin – nën arsyetimin se simbole të personatve që kanë qasje agresive ndaj Kosovës nuk do të lejohen.

“Askush nuk e priste që Sveçla të jepte diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës, përveçse të shkatërrojë billborde. Çfarë mënyrë të shkëlqyer zgjodhi për t’ia kujtuar të gjithëve se kjo është e gjëja e vetme në të cilën është i zoti”, shkroi ai, ndërsa postoi një foto të vjetër ku shihet Sveçla duke demoluar veturat e EULEX-it gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Mënyra se si shkatërroi i vetëm veturat e EULEX-it në Kosovë, do ta kishin zili të gjithë huliganët ballkanikë të futbollit – nga KF Ballkani i Suharekës, Intelektualët e KF Dritës deri te Ballistët famëkeq të Shkëndijës së KF Tetovës. Përpara udhëheqës dhe hero i madh!”, shtoi ndër të tjera ambasadori serb në Uashington, i cili ndryshe njihet si korrieri i propagandës serbe.

E përveç presidentit serb dhe presidentit rus, në billbordin e hequr të enjten nga autoritetet kosovare, janë parë edhe fotografitë e diplomatit serb, ish-drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe tenistit serb, Novak Gjokoviç, i cili njihet për thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve të Kosovës dhe mohon gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë.

I guess no one really expected @XSvecla to come up with anything better for the citizens of Kosovo* other than smashing billboards.
What a great way he chose to remind us all that this is the only thing he is really good at.
The way he single-handedly smashed those @EULEXKosovo… pic.twitter.com/6vtxMFUEQt— Марко Ђурић (@markodjuric)January 25, 2024

Exit mobile version