-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq u dërgon letër anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në Kongresin Amerikan

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në Kongresin Amerikan, vetëm dy ditë pasi një grup senatorësh i kishin shkruar letër presidentit Biden për të shqyrtuar sanksionet ndaj personave që cenojnë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Në një letër dërguar 435 kongresmenëve dhe 100 senatorëve, Gjuriq theksoi rolin “aleat, fitimtar dhe çlirimtar” të Serbisë në “Luftën e Madhe”, njoftoi Ambasada e Serbisë në Washington.

Gjuriq ka përmendur edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, dhe në letër përmend edhe “mirënjohjen së madhe që bëri presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson”.

Gjuriq dje deklaroi se “deri në fund të vitit pret miratimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila i jep mbështetje Serbisë”.

“Deri në fund të vitit, pres një letër mbështetjeje të Kongresit për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane, e cila do të nënshkruhet nga një numër i madh anëtarësh të Kongresit, duke përfshirë disa nga më me ndikim”, ka deklaruar Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img