1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq tregon se për çfarë do të insistojë Serbia në bisedimet me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se delegacioni i Serbisë në negociata me Kosovën do të insistojë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, që, sipas tij, do të thotë mbrojtjen e monumenteve të shenjta serbe në Kosovë dhe të mundësohen të drejtat e njeriut.

“Kemi shumë argumente që mund t’i paraqesim kur bëhet fjalë për fushën e së drejtës ndërkombëtare”, tha Gjuriq për ‘TV Prva’ dhe theksoi se “e drejta ndërkombëtare flet qartë për paprekshmërinë e kufijve të shteteve sovrane”.

Ai përkujtoi se bashkësia ndërkombëtare, ushtarakisht dhe politikisht, ishte një aktor në konfliktet në Kosovë.

“Pa pjesëmarrjen e tyre aktive [bashkësia ndërkombëtare], nuk është reale të presim bisedime. Serbia dëshiron të flasë në mënyrë racionale dhe serioze dhe ka përgatitur një paketë serioze për krijimin e bashkëpunimit shumë më të mirë ekonomik dhe lidhjeve infrastrukturore”, tha Gjuriq.

“Ne nuk mund të ndikojmë në të kaluarën, por duhet dhe mund të ndikojmë në të ardhmen”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img