“Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, ka thënë Zyberaj.
Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës më 26 mars të këtij viti, duke mos respektuar institucionet e Kosovës.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi.