Sipas tij, ngjarja e Rashkës, ky kryeministri Aleksandar Vuçiq takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ishte dëshmi se shteti serb nuk do të lejonte dhunë “ndaj serbëve”.
Ai ka shtuar se ai takim ka bërë që situata në Kosovë sot të jetë nën kontroll, transmeton lajmi.net.
“Për neve është në interes që askush nuk mundet nga pjesa jugore shqiptare e Mitrovicës të hyjë drejt e në qendër të Mitrovicës dhe kjo është ajo që qytetarët kanë kërkuar dhe ajo që ne kemi dashur”, ka thënë ai.
Sipas tij, Serbia e ka humbur besimin në përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe në ndërmjetësuesit.