Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq u takua me ambasadorin e Zvicrës në Beograd, Philip Geom.
Gjatë takimit, Gjuriq e ka njoftuar atë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për situatën politike në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Zyrës serbe për Kosovën, Gjuriq ka thënë se Beogradi mbetet i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, sepse beson se kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet dhe në rrethanat e tanishme, të arrijë pozitën më të mirë të popullit serb në Kosovë, tranmseton Klan Kosova .
Duke i referuar sulmeve të fundit ndaj serbëve, Gjuriq ka thënë se institucionet ndërkombëtare në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme që popullit serb t`i garantojë siguri.
Drejtori i Zyrës për Kosovë ka thënë më tej se pas përmbylljes në mënyrë të suksesshme të marrëveshjeve të telekomunikacionit dhe gjyqësoir, prioritet në periudhën e ardhshme duhet të jetë formimi i Asociaciont të Komunave serbe