1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq pret kërkim falje nga Prishtina

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se asnjë nga zyrtarët në Prishtinë ende nuk ka kërkuar falje për shkak se policia ndaloi veturën e tij si dhe për “përpjekjet për dëbimin e tij nga Graçanica”.
Ndërkaq, duke komentuar deklaratën e zëvendësministrit të jashtëm, Valon Murtezaj sipas së cilës Gjuriq nuk kishte respektuar marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve nga Beogradi dhe se kjo ishte arsyeja e ndalimit të tij, emisari i Serbisë për Kosovë theksoi “Nuk është e vërtetë që unë nuk e kam respektuar marrëveshjen, sepse ardhja ime u njoftua dhe është gënjeshtër se jam dëbuar”, transmeton Klan Kosova.
Askush nuk mund të ma kufizojë  lëvizjen në Kosovë, as nuk do të pajtohesha për një gjë të tillë”, tha ai për gazetën serbe “Politika”, përcjellë Klan Kosova.

Gjuriq megjithatë, vlerësoi se ai që u përpoq ta arrestoj, bëri përpjekje të “ndal” paqen, dialogun, bashkëjetesën, një jetë më të mirë dhe mbi të gjitha një të ardhme më të mirë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën njoftoi se së shpejti do të vijë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img