Përkeqësimi i situatës në veri të Kosovës u shoqërua nga mungesa e dukshme e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.
Ani pse kryeministri Aleksandër Vuçiq ka mohuar informacionin e mediave se Gjuriq do të shkarkohet, nuk është parë që pas “sherrit” të tij më trenin.
I pyetur se ri-dizajnimi i murit mund të prodhojë sërish probleme mes Serbisë dhe Kosovë, ai ka thënë, se nuk ka pse të ketë tensione pasi për të është arritur marrëveshja dhe të dy palët janë rënë dakord për të, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, sa i përket akuzave që janë bërë në drejtim të tij mbi dizajnimin e trenit i cili u nis për Kosovë nga Serbia, ai nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen se, a ndjen përgjegjësi për gjithë ngjarjen e krijuar.
“Ky rast ka qenë mjaftueshëm i diskutueshëm në publik, nuk shoh ndonjë arsye të komentoj më teje këtë temë”, i ka thënë ai B92.
Media në fjalë i ka përsëritur disa herë të njëjtën pyetje, por prapë se prapë nuk kanë arritur të marrin përgjigje tjetër nga ai.