Site icon PrishtinaPress

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Marrëveshja për targat me statusin neutral për automjetet në Kosovë ka penguar bllokadën, kaosin dhe përshkallëzimin e dhunës, thotë Marko Gjuriq.
Sektori i OJQ-ve pret që të dy delegacionet duhet të shpjegojnë në mënyrë të veçantë zbatimin e marrëveshjes, që të mos ketë më problem për interpretimin e paqartë.
Dy letra të bardha me ngjitës do të vendosen mbi simbolet e statusit në një makinë me targa të Serbisë që hynë në Kosovë dhe njëjtët do të veprohet edhe me ato makina që nga Kosova kalojnë në Serbi.

Pra, më nuk ka targa me mbishkrimin “prova”, ndërsa e reja është që edhe për targat me shenjat “Kosova Mitrovica” nuk do të ketë ndryshime, derisa targat “neutrale ndaj statusit” do të vlejnë edhe për 5 vjet, shkruan B92, transmeton lajmi.net.
Gjuriq ka thënë se për këtë marrëveshje ishin pajtuar më 2011, por ai tha, se ka ndjerë përgjegjësi që ta zgjedhë sa më shpejtë këtë çështje para se situata të përshkallëzohet në dhunë.
“Më 1 nëntor nuk do të ketë më kaos, nuk do të ketë më bllokim të njerëzve dhe të qarkullimit të mallrave vetëm, sepse në targa figurojnë emblema dhe shenjat e Serbisë. Kjo ishte marrëveshje e vitit 2011, kur u pajtuan qeveritë e atëhershme, por ndjeva përgjegjësin personale për të zgjedhur këtë problem para se të përshkallëzohej në dhunë”, tha Gjuriq.
Pas raundit të dytë në Bruksel, u tha se është arrit marrëveshja. Për këtë arsye, duhet të ketë një paralajmërim- duhet pasur kujdes me efektet dhe interpretimet e paqarta.

“Ne nuk mund të jemi 100% të saktë në lidhje më atë që është nënshkruar dhe se si është zbatuar procesi, kështu që sa më shpejt që të dy delegacionet duhet të sqarojnë para qytetarëve këtë proces para se të filloj implementimi”, tha Miodrag Miliçeviq nga OJQ-ja “Aktiv”.
Nga ana tjetër përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosova thonë se koha për fushatën e informimit të qytetarëve është e mjaftueshme.
Ministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, thotë se qytetarët nuk duhet të jenë të ngarkuar me pasojat e këqija të marrëveshjes.
Përveç kësaj, BE-ja ka bërë thirrje që sa më shpejt të diskutohet për Telekomin, Asociacionin e Komunave serbe dhe për Energjinë.
Raundi tjetër i bisedimeve në Bruksel është planifikuar të mbahet më 26 shtator.

Exit mobile version