-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq-Lekajt: Do të formojmë Asociacionin, pavarësisht kërcënimit për arrestim

Shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë sot se serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të heqin dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Gjuriq ka theksuar se pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga ministrat e Kosovës se do t’i arrestojnë serbët nëse krijojnë asociacionin, ata nuk do të ndalen, transmeton Indeksonline.

Kjo deklaratë e tij vije pasi mbrëmë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se nëse serbët formojnë njëanshëm asociacionin, do të arrestohen.

“Serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga Asociacioni, sepse është e drejtë e jona ndërkombëtare. Kjo marrëveshje është nënshkruar edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, e që është detyrim i Prishtinës”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se sjellja e tillë e Kosovës nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

“Njerëzit tanë nuk duhet të tremben sepse shteti i Serbisë është i gatshëm për të mbrojtur kombin tonë dhe nuk do t’ia lë territorin tonë askujt”, ka thënë tutje Gjuriq.

Goran Rakiq i Listës Serbe ka theksuar dje se përfaqësuesit serb do të formojnë Asociacionin më 20 prill, ditë kjo kur shënohet pesë vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel.

Po ashtu, Gjuriq ka folur prapë për arrestimin që iu bë në Mitrovicë të Veriut të hënën, duke thënë se aksioni i policisë ishte akt i terrorit që synonte të shtronte forcë mbi serbët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img