Site icon PrishtinaPress

Gjuriq: Kam folur me Cholletin për nisjen e dialogut strategjik dhe liberalizimin e vizave me SHBA-në

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, për datat e mundshme për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.

Këtë ai e ka quajtur një “hap të rëndësishëm dhe do të përfaqësojë një fazë të re në bashkëpunimin institucional”.

Gjuriq tha se kanë folur edhe për liberalizim të vizave, raporton Danas.

“Do të krijohet një mekanizëm konkret në të cilin do të futet rregullsia e bashkëpunimit dhe lidhja e institucioneve tona të ndryshme me qëllim arritjen e liberalizimit të vizave me SHBA-në dhe një marrëveshje për taksimin e dyfishtë, e cila do të hapë derën për biznesmenët amerikanë në Serbi dhe biznesmenë serbë në Amerikë”, tha Gjuriq për Kurir.

E në pyetjen se kur parimisht mund të pritet liberalizimi i vizave, ai tha se nuk mund të flitet për afate, por se “vetë fakti që ka pasur fillimin e diskutimeve për atë temë është sinjal shumë pozitiv”.

“Jo vetëm për qytetarët por edhe për komunitetin e biznesit. Jam i bindur se policia dhe policia jonë kufitare shumë shpejt mund të përmbushin standardet e kërkuara për këtë lloj angazhimi”, ka thënë Gjuriq.

Edhe Maqedonia e Veriut është angazhuar në “dialogun strategjik” me SHBA-në, i cili, siç ka thënë Sekretari Blinken, do të shërbejë për ta thelluar bashkëpunimin, koordinimin, bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara./PrishtinaPress/

Exit mobile version