Site icon PrishtinaPress

Gjuriq: Jemi afruar me Amerikën, përkrahja ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk është e parezervë

Marko Gjuriq flet për një përafrim, që, sipas tij, ka ndodhur viteve të fundit mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër thotë se autoritetet e Kosovës po e kuptojnë se përkrahja ndërkombëtare ndaj tyre “nuk është e parezervë”.

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se në dekadën e fundit ka pasur përafrim dhe përmirësim të raporteve mes Serbisë dhe SHBA-së dhe kjo, sipas tij, është meritë e politikës së jashtme të drejtuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Sot, Serbia dhe SHBA-ja sigurisht që po ecin përpara në rrugën e një partneriteti të mëparshëm shumë të ngushtë që e kemi pasur në historinë tonë jo shumë gjatë të përbashkët. Kjo nuk erdhi brenda natës, po është rezultat i një qëndrimi vizionar, lëvizjeve të konceptuara me zgjuarsi dhe angazhimit 10-vjeçar të Presidentit Aleksandër Vuçiq në drejtimin e politikës së jashtme të Serbisë drej një përmirësimi më të fuqishëm dhe më të gjerë të raporteve me një fuqi botërore si Amerika. Duhet ta mbajmë mend pikënisjen tonë të mëparshme për udhëheqjen tonë dhe të skenës ndërkombëtare, ku Serbia nuk ishte shumë e mirëpritur” , ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se më herët qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës ishte aq i rrënjosur, sa nuk mund as të diskutohej për të, por tani, Serbi dëgjohet, edhe pse Amerika nuk ndan të njëjtin qëndrim me të, sa i përket statusit të Kosovës.

“Le ta kujtojmë se qëndrimi amerikan për Kosovës ka qenë aq i rrënjosur sa nuk ishte as temë e bisedave dhe tani kemi ardhur në një pikë që, edhe pse nuk e ndajnë qëndrimin e njëjtë mbi statusin e Kosovës, qëndrimi i Serbisë dëgjohet, respektohet, dhe kuptohet, për çka jam i bindur personalisht nga takimet individuale me akterë”, ka thënë Gjuriq.

Kur flet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ambasadori serb thotë se Kosova po e kupton se nuk e ka të parezervë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar.

 

Exit mobile version