4.5 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

Gjuriq: Dialogu strategjik me SHBA do të ishte rast fantastik për Serbinë

Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq ka thënë se “hapja e një dialogu strategjik me SHBA do të ishte një “mundësi fantastike për Serbinë” që do të çonte në një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë dhe karakterit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Ai ka shtuar se “dialogu nuk do të përfshijë vetëm një sërë takimesh, por edhe bashkëpunim që do të ndikonte pozitivisht në pozicionin ndërkombëtar të Serbisë”.

“Duke pasur parasysh se jemi në fund të mandatit të një administrate dhe fillimi i një të reje, ne në Beograd e shohim hapjen e dialogut strategjik si një mundësi fantastike për një marrëdhënie me presidentin Trump dhe ekipin e tij, si një hyrje për vizitën e mundshme të tij në Beograd në periudhën e ardhshme, që do të kishim dashur ta shihnim, por edhe si një shans i madh që me administratën e presidentit Trump, i cili do ta rikthejë Amerikën në vendin e merituar si në sytë e Serbisë ashtu edhe të komunitetit të gjerë ndërkombëtar, do të jetë një uverturë e shkëlqyer”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se Serbia me hapjen e një dialogu strategjik me SHBA nuk do të vërë në dyshim marrëdhëniet e Serbisë me miqtë dhe partnerët tradicionalë, duke aluduar në Rusinë dhe Kinën.

“Në të njëjtën kohë, dua të them se hapja e këtij dialogu strategjik nuk do të ishte në kurriz apo llogari të marrëdhënieve të Serbisë me miqtë dhe partnerët e saj tradicionalë”, ka theksuar Gjuriq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img