Site icon PrishtinaPress

Gjuriq: Bisedime të pakëndshme dhe të vështira në Bruksel

Në Bruksel kanë përfunduar takimet në nivelin e ekspertëve mes përfaqësuesve nga Kosova dhe Serbia.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se sonte bisedimet në Bruksel ishin të vështira, shkruan Reporteri.

Ai potencoi se çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve si dhe çështje për bashkëpunimin ekonomik ishin temat që u diskutuan sonte mes palëve.

Ndërkohë Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skender Hyseni ende nuk është prononcuar pas takimit.

Ky është raundi i tretë i bisedimeve në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në mes të korrikut, kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Ministrit të Jashtëm të BE-së, Giuseppe Borel dhe Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak. /Reporteri.net

Exit mobile version