7.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Gjumë e biseda live me të dashurinë në Kuvend-Përfaqësimi jo dinjitoz i mbi 10 mijë votuesve

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë plenare, e cila ishte vazhdim i seancës së djeshme.

Teksa shumë prej deputetëve u treguan aktivë me diskutime, për një deputete u raportua se ka fjetur gjatë seancës.

Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës iu publikua një foto në media, duke u aluduar se e ka zënë gjumi gjatë seancës.

Lidhur me këto raportime ka reaguar edhe vetë Matoshi. Ajo ka akuzuar kolegët e opozitës për foton, derisa ka thënë se më shumë po merren me të sesa me problemet e vendit.

Ndërkohë, në një postim tjetër, ajo këtë foto e ka përshkruar me fjalët: Kur opozita fole e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu të dhimtë.

Deputetes Matoshi edhe dje nuk i ka bërë përshtypje seanca, pasi kishte hyrë live me të dashurin nga Kuvendit. 

Poashtu, nuk ka hezituar që këtë veprim ta ndaj edhe në story nëpër rrjete sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img