Site icon PrishtinaPress

Gjukanoviq: Rusia deshi të bëjë puç me gjakderdhje në Mal të Zi

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, akuzoi Moskën se në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tentoi të shkaktojë gjakderdhje “me qëllim që të realizojë ndikim të shtuar në Ballkan”.

Gjukanoviq këto komente i bëri i para aktivit politik të partisë së tij në Nikshiq dhe, sipas medieve në gjuhën serbo-malazeze, ai për herë të parë publikisht akuzoi Rusinë për përzierje në përgatitjen e grushtshtetit në këtë vend, transmeton Koha.net.

“Ishte një përpjekje e gjeneruar nga ana e politikës aktuale ruse, e cila duke synuar rritjen e ndikimit të saj në Ballkan në fakt përpiqet t’u kundërvihet partnerëve ose kundërshtarëve në perëndim, varësisht se cilës periudhë i referohemi, në radhë të parë Europës dhe Amerikës. Por ky synim nuk mund të realizohej pa ndihmën e tradhtarëve të vendit”, citojnë mediet Gjukanoviqin. “Në radhët politike malaziase një pjesë e strukturës politike, kryesisht e tubuar rreth politikës së Frontit Demokratik, në shërbim të qendrave të jashtme politike u vu në funksion të shkatërrimit të Malit të Zi dhe të ardhmërisë së tij. Por ajo që ishte edhe më zi këtë ata e bëjnë pa fije turpi, duke theksuar me mburrje ato udhëtime të tyre, të gjitha komunikimet e tyre, gjithë shumat e shpenzuara të parave gjatë qëndrimit në Moskë, ku kishin qenë për të kërkuar fonde shtesë për të kryer detyrën që nuk e përfunduan më 16 tetor”, që lidhet me ditën kur u kap një grup serbësh që deshën të bënin grushtshtet në Mal të Zi.

Exit mobile version