7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Gjukanoviq njofton autoritetet malazeze se ka marrë informacione që po i përgatitet atentat

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat, njofton zyra e tij për “Vijestima”, shkruan “Pobjeda.me”.

“Informacionet e lartpërmendura ish-presidenti i ka marrë nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me ato informacione ka njoftuar autoritetet shtetërore”, kanë thënë nga kabineti i Gjukanoviqit në pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e kishte informuar atë se i rrezikohej siguria dhe se po planifikohet atentat.

Në Drejtorinë e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë për “Vijestima” se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që lidhen me rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviq.

– Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në përputhje me ligjin. Në përputhje me rregulloret pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e sigurisë së kërcënimeve”, kanë deklarauar Drejtoria e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img