1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjukanoviq e humb betejën, Jakov Milatoviq do te jetë President i ri i Malit të Zi

Milo Gjukanoviq më nuk do të jetë president i Malit të Zi – ai ka humbur zgjedhjet presidenciale të 2 prillit prej Jakov Milatoviq.

Qendra e Numërimit në Malit të Zi tashmë ka numëruar mbi 90 për qind të votave dhe fitorja e Milatoviqit është 60.1 për qind të votave të fituara, ndërkaq Gjukanoviqi 39.9 për qind.

Më parë edhe Lëvizja Evropa e Milatoviqit e kumtoi fitoren dhe kërkoi nga qytetarët që të festojnë qetë.

Mali i Zi po përballet me kriza të vazhdueshme politike dhe Gjukanoviq kishte akuzuar vazhdimisht Beogradin për këtë gjë.

Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se Mali i Zi do të vendosë nëse do të jetë një shtet i mirëfillt evropian apo do të jetë e varur nga Serbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img