4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Gjueti shtrigash”, Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi hetimin kundër tij një “gjueti shtrigash” duke e krahasuar atë me “tmerret e Rusisë së Stalinit”. Këto komente trump i bëri në tubimin e tij të parë parazgjedhor përpara mbështetësve të tij në Teksas.

Trump akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se po përpiqet të minojë shanset e tij për të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Përdorimi i zbatimit të ligjit nga regjimi Biden si një armë kundër kundërshtarëve të tij politikë është diçka që del nga një shfaqje horror stalinist. Ka qenë një gjueti shtrigash dhe një hetim fals pas tjetrit që nga fillimi. Prokurori i rrethit të Nju Jorkut nën drejtimin e ‘departamentit të padrejtësisë’ në Uashington, po më heton për diçka që nuk është krim, nuk është kundërvajtje, nuk është fare një çështje”, tha Trump.

Prokurorët e Manhatan-it po hetojnë akuzat se Trump ka shkelur rregullat e financimit të fushatës.

Një këshilltar i posaçëm i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë po heton pretendimet se Trump mbante dokumente top-sekret dhe udhëhoqi një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në të njëjtën kohë, zyra e prokurorit të Georgia-s po heton gjithashtu veprimet e Trump në vitin 2020.

Përveç kësaj, e ashtuquajtura “juria e madhe” po vendos nëse ka arsye për të shpallur akuza penale kundër Trump për shkak të shkeljeve të ligjit zgjedhor në lidhje me pagesën e ish-aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.

Mediat ndërkombëtare rartojnë se ish kreu i shtëpisë së bardhë mund të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me këtë akuzë, ndërsa mbështetësit e trump e akuzojnë prokurorin,Elvin brag që po vepron përtej fakteve dhe të dhënave, që ai ka./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img