Site icon PrishtinaPress

“Gjueti shtrigash”, Molliqaj akuzon Kurtin për Byronë: Asnjë vend evropian s’e ka këtë mekanizëm

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur me tone ironizuese për miratimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se shef i kësaj Byroje duhet të jetë ambasadori i akuzuar për përfshirje në një skandal financiar, Martin Berishaj.

Tutje, Molliqaj ka thënë se Byroja do të jetë një instrument i sofistikuar politik i kryeministrit Kurti.

“LDK iu përgjigj me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në VV. Inferioriteti në LDK po e çon atë te pushteti, ende pa marrë pushtet”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shef i Byros së Konfiskimit, të bëhet Martin Berishaj!

Edhe me ndryshimet e bëra, Byroja për Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ngelet një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit.

LDK iu përgjigj me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në VV. Inferioriteti në LDK po e çon atë te pushteti, ende pa marrë pushtet.

 

Exit mobile version