Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit dhe 5 fishekë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.