Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
E një gëzhojë plumbi e ka gjetur edhe në një banesë private në Prishtinë, por që nuk dihet se nga ka ardhur.
Mësohet se rastin në Polici e ka denoncuar një 54-vjeçar, i cili ka deklaruar se bashkëshortja e tij e ka njoftuar se dritarja e banesës është shpuar nga një plumb, gëzhojën e të cilit e ka gjetur në dysheme.
Bazuar në dëshminë e tij para hetuesve policorë, mbrëmë rreth orës 22:00 janë dëgjuar të krisma që dyshohet të jenë të armëve përreth banesës së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhojën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./Prishtinapress/