Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia”, në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftim thuhet se një person është plagosur, i cili më pas ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Gjithashtu, lidhur me rastin, janë arrestuar tre persona: Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar: Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast; Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.