Pa kaluar as një javë që nga te shtënat me armë zjarri për herë të fundit në lagjen Kolovica në Prishtinë, ku mbetën të vdekur dy persona dhe një u plagos, kryeqyteti sërish nuk po gjen qetësi, shkruan Gazeta Neutral.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se para pak çastesh ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Breg të Diellit.
Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar.