Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së dielës në lagjen Aktash të Prishtinës.
Siç mëson Paparaci, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësi të shumta policore.
Po ashtu në vendngjarje është parë edhe një autoambulancë.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar lidhur me rastin.