Dy persona kanë marrë lëndime nga të shtënat me armë, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe i është marrë arma.
Policia rajonale e Prishtinës ka thënë për Gazetën Express se rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kanë thënë nga Policia.
“Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”.