Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e Xhevdet Shabanit, njërit prej të dyshuarve për gjuajtje me granatë në tregun e kafshëve në Prizren, shkruan Insajderi.
Shabani po akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Njoftimi nga Policia:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një të prej të dyshuarve që shkaktuan shpërthimin me granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës:
Personi është:
- XHEVDET SHABAN SELIMI I LINDUR ME 23.03.1986 FSHATI UGLAR/ GJILAN.
- PERSONI KËRKOHET , PËR VEPRËN PENALE “SHKAKTIMI I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM” I CILI KA NDODHE ME 22.11.2023 NË PRIZREN.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com