Site icon PrishtinaPress

Gjuajtja me armë në Prishtinë: ‘Canki’ u qëllua dy herë, Policia sekuestron gëzhojat

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa akoma nuk dihen detajet e incidentit.

Personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur me nofkën ‘Canki’

Sipas informacioneve që ka Sinjali, ‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku janë sekuestruar dy gëzhoja dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Exit mobile version