Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjarë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një kallash, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.