Site icon PrishtinaPress

Gjuajti me armë zjarri në oborr, pasi Policia i shkon për kontroll burri nga Prishtina dorëzon vullnetarisht armët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Lidhur me rastin, i dyshuari ka dorëzuar disa armë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtën me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Exit mobile version