Site icon PrishtinaPress

Gjuajti me armë zjarri në drejtim të një shtëpie, arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj

Një qytetar Sojevë të Ferizajt dje ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit, ndërsa më pas në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij ka vërejtur se i është thyer dritarja dhe një predhë ishte brenda saj.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet.

Pas hetimeve, sot është një person është shoqëruar në stacion, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri, të cilën e ka dorëzuar në stacion.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe armën e zjarrit ( pistoletë) pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Njoftimi i plotë:

Me datën 12.12.2022 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Sojevë të Ferizajt, një qytetar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit. Më pas në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij ka vërjetur se ishte thyer dritarja dhe brenda dhomës në komodinë ishte një predhë.

Policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve i ka marrë masat e nevojshme, ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.

Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe armën e zjarrit ( pistoletë) pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”/Prishtinapress/

Exit mobile version