Është arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë, pasi gjuajti me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje me djalin e tij.
Policia në vendngjarje ka konfiskuar armën me një fishek dhe gjashtë predha.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë, 23.06.2023 – 15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka shtënë me armë pas një mosmarrëveshje familjare me djalin e tij. Arma me një fishek dhe gjashtë predha janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.