Site icon PrishtinaPress

Gjuajtën me armë zjarri në një aheng familjar, Policia konfiskon dy armë zjarri

Policia ka sekuestruar mbrëmë dy armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në aheng familjar.

Kontrolla është realizuar nga Policia e rajonit të Prishtinës.

Sipas Policisë, akoma është prezent si dukuri përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, dhe strukturat operative rajonale të Policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.

“Policia obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që për arsye të sigurisë t’i shmangin veprimet e tilla.

Exit mobile version